Telegrafi

Pep Guardiola me një lajm të mirë për Bersant Celinën (Foto)

Pep Guardiola ka dalë në konferencë për shtyp para gazetarëve, dhe ndër deklaratat e shumta, ai ka folur edhe për lojtarët e rinj në skuadër, përfshirë edhe yllin kosovar, Bersant Celina.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, ai ua ka bërë me dije të gjithëve se llogarit në lojtarët e rinj.

“Mua më pëlqen të punojë me lojtarët e rinj. Kam një kohë të shkurtër që jam këtu dhe po punojë edhe me lojtarët e ekipit të dytë. Unë me të vërtetë jam i impresionuar me ta”, deklaroi Guardiola.