Pep Guardiola mund të dënohet prej Federatës Angleze të Futbollit. Kjo e fundit po e akuzon spanjollin për “mesazhet politike” duke iu referuar fjongos së verdhë të bartur.
Spanjollja shpjegoi arsyetimin për mbajtjen e shenjës në dhjetor, duke thënë se ishte në mbështetje të politikanëve të burgosur të Katalunisë.
Megjithatë, në deklaratën e FA-së, thuhet se “Pep Guardiola është akuzuar për mbajtjen e një mesazhi politik, veçanërisht një shiriti të verdhë, e cila gjë shkeli rregullat e reklamimeve. Ai mund të ankohet deri më 18:00 të hënën 5 mars 2018 për t’iu përgjigjur akuzës”.
Në atë kohë, Guardiola zbuloi se ishte i lumtur të përballet me një gjobë apo pezullim.
“Nëse duan të më pezullojnë – UEFA, Liga Premier, FIFA. Është në rregull”, kishte pohuar spanjolli.
Guardiola ka lindur në Kataluni dhe më herët ka luajtur dhe ka menaxhuar Barcelonën.
Spanjolli kishte veshur shiritin e verdhë për pjesën më të madhe të sezonit, pa problem, derisa Jose Mourinho u ankua para derbit të Manchesterit. /Telegrafi/