Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve të tij.
Pasi fitoi Kupën e Botës për Klube, City u rikthye mbrëmë në Ligën Premier për të mposhtur Evertonin me rezultat 3-1.
Guardiola i entuziazmuar: “Isha në aeroplan (nga Arabia Saudite) duke i dëgjuar ata”.
“Ata nuk e dinin (që po i dëgjonte) dhe filluan të flasin për Evertonin tri ditë më parë! Thash me vete: ‘Uau, ky është ekipi im’”.
“Kur fiton kaq shumë, ka rënie. Dhe ne kemi pasur shumë probleme këtë sezon. Kemi humbur një nga dymbëdhjetë apo trembëdhjetë ndeshjet e fundit. E merituam. Por, pjesën tjetër i luajmë më mirë”.
“Më pëlqen shumë që ata kanë atë dëshirë për të provuar përsëri. Ata nuk flasin se sa të mirë janë, ata thjesht mendojnë: ‘Çfarë ka më pas?'”, ka shtuar më tej Guardiola. /Telegrafi/