Pep Guardiola është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn për të rinovuar kontratën.
Trajneri katalunas ka kontratë me Citizens deri në verën e vitit 2021, ndërsa tani është afër që të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Guardiola lidhet me një largim të mundshëm nga nënkampioni i Ligës Premier, por duket që bisedimet mes të dyja palëve janë në rrugë të mbarë.
Spanjolli lidhej me një kalim te Juventusi ose një rikthim te Barcelona, por tashmë të dy skuadrat kanë emëruar trajnerë të rinj.
Guardiola duket se do të vazhdojë qëndrimin në Etihad edhe për katër vite të tjera, duket tentuar që të fitojë Ligën e Kampionëve.
Edhe në këtë sezon, City është në mesin e favoritëve për të fituar garën më të madhe për klube në Evropë, me spanjollin që do shpresoj në ecuri më të mirë se në vitet e kaluara. /Telegrafi/