Tom Hanks ka pranuar çmimin si aktori më i mirë gjatë ceremonisë së “People’s Choice Aëards” mbrëmjen e së mërkurës në Los Angelos.
Edhe pse kanë kaluar 37 vjet që kur aktori është shfaqur për herë të parë në ekran, ai ende falënderon fansat nga e gjithë bota që filmat e tij ende u pëlqejnë.
“Kur bën filma e pyet veten nëse i sheh ndokush. Nëse do i interesoj dikujt. Ky është një nder i veçantë. Unë e dua shumë punën time dhe lë gjithmonë një pjesë timen në ekran”, u shpreh ylli i Forrest Gump kur pranoi çmimin. /Telegrafi/