Site icon Telegrafi

Penza triumfon bindshëm ndaj Vëllaznimit dhe arrin me lehtësi në finale

(Foto: basketbolli.com)

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Penza ka kaluar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll për femra, duke mundur në finale Vëllaznimin me rezultat 92-36.

Penza dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vashat pejane ishin bindëse në periudhën e parë, që e fituan 40:3. Ato nuk u ndalën as në çerekun e dytë, duke shkuar në pushim me rezultat 60-15.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë, ku skuadra pejane nuk lëshoi pe dhe dominoi në mbrojtje e në sulm, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78:29. 10 minutat e fundit u zhvilluan vetëm formalisht dhe Penza triumfoi në fund me rezultat 92-36.

Në finalen e të martës që zhvillohet nga ora 19:00, Penza e pret Prishtinën që triumfoi ndaj Bashkimit.

Në ndeshjet e basketbollit lejohen 10 për qind e tifozëve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose me Test PCR ose Rapid, ose Serologjik.


Orari

4 tetor

Penza-Vëllaznimi 92:36

19:00 Prishtina-Bashkimi

5 tetor

19:00 Finalja


 

Exit mobile version