Suksesin pejanet e arritën në palestrën Sezai Surroi ku janë përballur me vajzat e Bashkimit, në sfidën të cilën e fituan me rezultat 93:67.
Ishte sekretari i FBK-së, Nasmi Paçarada ai që ia dorëzoi trofeun kapitenes së Penzës, Rajmonda Krasniqi për të vazhduar më pas festën para atyre pak tifozëve që udhëtuan nga Peja. /Telegrafi/