Site icon Telegrafi

Penza, kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave

Penza ka mundur Bashkimin 63:77 (22:22, 20:23, 11:18, 10:14), në ndeshjen e pestë finale, duke u shpallur kampione e Kosovës.

Ndeshja nga fillimi ishte interesant, ku në 10 minutat e parë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra dhe u karakterizua me shumë barazime, e kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 22:22.

Në periudhën e dytë, skuadra mysafire për një nuancë ishte më e mirë, duke pasur edhe epërsi prej 8 pikësh, 30:38, megjithatë, pjesa e parë përfundon me shifrat 42:45.

Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 53:63, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Vashat pejane ruajtën epërsinë deri në fund për të triumfuar 63:77, duke u shpallur kampione e Kosovës.

Exit mobile version