Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Superligën e Femrave.
Ndeshja kryesore do të jetë ndërmjet Penzës dhe Bashkimit. Skuadra prizrenase ka pesë fitore në pesë ndeshje, duke qenë e vetme në krye pa asnjë humbje. Vashat nga Prizreni fituan edhe Superkupën, duke treguar formë të lartë në këtë edicion. Ndërkohë, Penza ka dy fitore dhe dy humbje.
Vëllaznimi, që pësoi humbjen e parë në këtë edicion nga Bashkimi, do të ndeshet me Kastriotin, ku është favorit për të shënuar fitoren e pestë këtë kampionat, kurse skuadra ferizajase ka pesë humbje në pesë ndeshje.
Ndeshja e fundit për këtë xhiro është ndërmjet Kosovahome Prishtinës dhe Trepçës. Skuadra prishtinase ka dy fitore dhe dy humbje, kurse ajo mitrovicase një fitore dhe katër humbje.
Superliga e Femrave – Java 6
E mërkurë
12:00 Penza – Bashkimi
12:30 Vëllaznimi – Kastrioti
E enjte
12:00 Kosovahome Prishtina – Trepça