Telegrafi

Penuha bëhet me rrjet kanalizimi

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit ( DSHPMSH) e Komunës së Podujevës, po vazhdon me  realizimin e projekteve për ndërtimin e dhe rregullimin e infrastrukturës.

 

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal vazhdon të mbetet një nga prioritetet e Komunës së Podujevës edhe këtë vit.

Në kuadër të projekteve të planifikuara për sivjet nga DSHPMSH) në fshatin Penuhë po kryhen punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit.

Punimet në ndërtimin e kanalizimit në këtë fshat i inspektoi drejtori i DSHPMSH, Faik Muçiqi, i cili u shpreh i kënaqur me realizmin e projektit dhe me dinamikën e zhvillimit të punimeve, të cilat po i kryen kompania “EING COM” nga Podujeva.

“Për realizimin e projektit të kanalizimit fekal në fshatin Penuhë, në gjatësi afër pesë kilometra, DSHPMSH ka ndarë buxhet në vlerë 52.5 mijë euro“ tha drejtori Muçiqi.

Rrjeti i kanalizimit është duke u ndërtuara edhe në lagjet “Aliu“ dhe “Uka“ të fshatit Dumnicë dhe në lagjet “Kapiti“ dhe “Berisha” të fshatit Lupç i Poshtëm.

 

Gjatë këtij viti në territorin e Komunës së Podujevës deri tash janë ndërtuar 50 km rrjet kanalizimi. /Telegrafi/