Pentax ka lansuar një version të veçantë modelit të tij K-r (SLR) i cili është i inspiruar në pamjen dhe veprat e këngëtares japoneze të muzikës pop – Bonnie Pink. Modeli bart edhe emrin e saj dhe nuk ka asnjë lloj ndryshimi në funksionalitetin e tij.
Dallimi i vetëm në krahasim me modelet bazë me ngjyrë të zezë është kombinimi i ngjyrave të shtëpizës si dhe logoja e këngëtares e cila paraqitet në ekran gjatë ndezjes së fotoaparatit.
Në pajtim me kamerën është ngjyrosur edhe objektivi i tij Pentax DA L 18-55mm F3.5-5.6 AL. Pentax do të prodhojë vetëm 100 njësi të Bonnie Pink K-r, e në shitje do të del muajin tjetër, dhe atë ekskluzivisht në tregun japonez.
Çmimi i tij do të duhej të jetë rreth 1.100 dollarë amerikanë. /Telegrafi/