Pentagoni amerikan ka përfunduar një strategji të re të intensifikimit të luftës kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Këtë plan e ka paraqitur sot në Shtëpinë e Bardhë Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili plan ka për qellim që të mposhtet shpejt Shteti Islamik, ka njoftuar sot një zëdhënës i Pentagonit.
Strategjia përfshin elemente të rëndësishme të qasjes së President Donald Trump, ndërsa në aspektin operacional, Ushtria amerikane do të përfshihet në Siri, për t’i dhënë fund sa më shpejt luftës kundër xhihadistëve të ISIS-it.