Telegrafi

Pentagoni refuzon ndërtimin e objekteve për migrantët e ndaluar

Pentagoni ka hedhur poshtë kërkesën e administratës së presidentit Donald Trump, që ushtria amerikane të ndërtojë objekte për emigrantët e ndaluar si pjesë e një politike të re në kufirin meksikan, thanë sot zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Zyrtarët thanë gjithashtu se kishte tensione në administratë mbi përdorimin e burimeve ushtarake, për të forcuar kufirin kundër emigrantëve të paligjshëm, transmeton Reuters.

Ushtria amerikane njoftoi javën e kaluar se më shumë se 7.000 trupa do të dërgoheshin në kufirin meksikan, ndërsa karvani i emigrantëve nga shtetet e Amerikës Qendrore po ecën ngadalë drejt kufirit SHBA-Meksikë. /kp/Telegrafi/