Site icon Telegrafi

Pentagoni: Raketa verikoreane ishte balistike ndërkontinentale

Koreja Veriore mbrëmë e ka lansuar një raketë balistike, që ishte e fundit në serinë e lansimeve, të cilat i kanë ngritur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë në rajon.

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara tha se e ka detektuar dhe gjurmuar lansimin e raketës nga Sain Ni në Korenë Veeriore, e cila ka udhëtuar afro 1 mijë kilometra, para se të ateronte në Detin e Japonisë.

Pentagoni tha se vlerësimi fillestar është se kjo ishte raketë balistike ndërkontinentale.

“Përkushtimi ynë për mbrojtjen e aleatëve tanë… në ballafaqim me këto kërcënime, mbetet i çeliktë”, thuhet në kumtesën e Pentagonit.

Duke folur për këtë lansim të raketës, presidenti amerikavn, Donald Trump, tha se “është situatë me të cilën ne do të merremi”. Ai nuk ka elabourar më tepër. /Rel/

Exit mobile version