Telegrafi

Pentagoni publikon pamjet e testit kundër raketës ndërkontinentale, që kushtoi 244 milionë dollarë (Video)

Pentagoni ka publikuar videon e kryerjes së testit të parë të mbrojtjes antiraketore në Oqeanin Paqësor, duke reaguar kështu ndaj kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Pamjet janë filmuar nga Agjencia e Mbrojtjes Antiraketore, ku simulohet një sulm me raketë balistike ndërkontinentale apo siç njihet me emrin ICBM, ndërsa nga baza ajrore Vandenberg në Kaliforni është lëshuar një antiraketë e cila e shpërthen atë në ajër, transmeton Telegrafi.

Ky test i kryer nga ushtria amerikane ka kushtuar hiq më pak se 244 milionë dollarë, ndërsa është realizuar pas kërcënimeve nga ana e Koresë së Veriut se do të sulmojë Shtetet e Bashkuara.

Në video është filmuar momenti i lansimit të raketës nga kënde të ndryshme, dhe kur përplaset me antiraketën që ka për qëllim të ruaj hapësirën ajrore të SHBA-ve nga çfarëdo sulmi i mundshëm. /Telegrafi/