Telegrafi

Pentagoni njofton se ka vrarë një udhëheqës të Al Kaedës

Një nga udhëheqësit e Al Kaedës, Abu Afgan Al-Masri, është vrarë javën e kaluar në një sulm ajror të kryer nga forcat amerikane, afër qytetit sirian Sarmad, njoftoi sot zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Siç ka shpjeguar në një konferencë për shtyp, sulmi u krye më 18 nëntor, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.

Al-Masri ishte egjiptian, i cili fillimisht u bashkua me Al Kaedës në Afganistan dhe më vonë u transferua në degën e saj në Siri.

“Ai kishte lidhje me grupe terroriste, që veprojnë në të gjithë Azinë Juglindore, duke përfshirë grupet përgjegjëse për sulmet ndaj SHBA-ve dhe forcave të koalicionit në Afganistan, si dhe grupet që planifikojnë sulme në Perëndim”, tha Cook.