Site icon Telegrafi

Pentagoni miraton kërkesën, Garda Kombëtare edhe për dy muaj do ta ruaj Kongresin amerikan

Pentagoni ka miratuar kërkesën për zgjatjen e “misionit” të rreth 2.300 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare në Washington edhe për dy muaj tjerë, që i bie rreth gjysma e atyre që aktualisht po kujdesen për sigurinë në Kongresin amerikan, shkruan Reuters.

Pentagoni ka njoftuar se gjatë dy muajve të ardhshëm do të bashkëpunojë me policinë në Capitol, që ka bërë këtë kërkesë, transmeton Telegrafi.

Në raportin e Pentagonit që është publikuar të hënën, rekomandohet përdorimi i rrethojave mobile për mbrojtjen e Capitolit si dhe formimi i njësive për reagim të shpejtë në Washington, derisa policia e Capitolit është vlerësuar si më pak e përgatitur ndaj sulmeve të mundshme në atë objekt.

Disa zyrtarë amerikanë pranë ministrisë së Mbrojtjes, nën kushte anonimiteti kanë thënë për Reuters se nuk e dinë asgjë për të dhëna të tilla që kërkojnë prezentë të mëtutjeshme të ushtrisë rreth Capitolit. /Telegrafi/

Exit mobile version