Edhe një futbollist i ka dhënë fund karrierës si lojtar profesionist.
Rafael Van der Vaart ka njoftuar gjatë ditës së sotme se më nuk do ta shohim në fushat e blerta si futbollist.
Sulmuesi 35-vjeçar holandez nuk ka dhënë arsyet e largimit nga bota e futbollit, por se dihet që kohët e fundit ka pasur shumë lëndime.
Lojtari që ka dal prej akademisë së famshme të Ajaxit ishte menduar që do të jetë pasardhës i të ndjerrit, Johan Cruyf, por pas largimit nga Amsterdami, ai kurrë nuk arriti që të dëshmoj cilësitë e veta.
Paraqitjet më të mira në karrierë i pati te skuadra gjermane e Hamburgut, fanellën e të cilës e djersiti për dy sezone.
Ai gjithashtu luajti për Real Madridin dhe Tottenham Hotspurs gjersa viteve të fundit u paraqit edhe për Betisin dhe Midtjyllandin.
Për ekipin kombëtar të Holandës, me të cilin mori pjesë në tre Kampionate Evropiane dhe Botërore, ai luajti 109 ndeshje dhe shënoi 25 gola. /Telegrafi/