Telegrafi

Pensionohet një prej më të mirëve, Kevin Garnett

Një prej basketbollistëve më të mirë në NBA i ka dhënë fund karrierës.

Bëhet fjalë për Kevin Garnett, i cili pas një paraqitje 21 vjeçare në ligën më të fortë të basketbollit në botë është përshendetur prej lojës aktive. Kështu së paku ka njoftuar basketbosti përmes rrjeteve sociale, trsnsmeton Telegrafi.

“Nuk kam besuar se kaq shumë fansa kam. Por ka ardh koha që të pensionohem. Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen që më keni dhënë gjatë kësaj kohe”, ka thënë 40 vjeçari amerikan.

Megjithëse kaloi 21 vjet në NBA, ai fitoi vetëm njëherë titullin e kampionit, përkatësisht në vitin 2008 u shpall kampion me Boston Celtics. /Telegrafi/