Ish ylli i Interit, Alvaro Recoba, është pensionuar nga futbolli me skuadrën e tij Montevideo.
Uruguaiani nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje që nga viti i shkuar, por nuk kishte dhënë deklaratë zyrtare deri tani.
40 vjeçari vari këpucën në gozhdë në një ndeshje ku ta pranishëm ishin edhe dy shokët e tij që dikur luanin te Inter, Francesco Toldo dhe Javier Zanetti.
El Chino ishte një nga lojtarët që favorizohej nga ish presidenti i Interi, Massimo Moratti, shkaku i golave të tij të bukur.
Ai kishte zhvilluar 175 ndeshje dhe kishte shënuar 54 gola për Interin. /Telegrafi/