Telegrafi

Pensionohet legjenda e WWE – The Undertaker (Foto)

Getty Images

Fansat e shumtë të WWE-së janë pikëlluar pasi legjenda e këtij sporti, The Undertaker, ka njoftuar për pensionimin e tij.

Pas meçit të tij të fundit, Mark William Calaway (emri i vërtetë i tij) hoqi kapelën, pallton dhe dorëzat e stilit MMA dhe i vendosi në mes të ringut – si shenjë se po e përfundonte karrierën në ring. Më pas, ai i ngriti duart lart dhe vazhdoi drejt derës ka kishte hyrë dhe u zhduk ngadalë.

Simbolika e pensionimit

The Undertaker e nisi karrierën në World Class Championship Wrestling (WCCW) në vitin 1984, ku qëndroi deri në vitin 1990 dhe pastaj nënshkroi për World Wrestling Federation (WWF) tash të njohur si WWE dhe qëndroi deri në fund të karrierës së tij.

Calaway konsiderohet si një prej më të mirëve në histori të këtij sporti. Krahas kësaj, ai është paraqitur edhe në disa filma dhe seriale.

Reagimi i fansave

Menjëherë pasi morën lajmin, yjet e njohura të WWE i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’ia uruar gjitha të mirat ikonës The Undertaker. /Telegrafi/