Telegrafi

Pensionohet Diego Forlan

Një nga futbollistët më të mëdhenj uruguaianë në histori, Diego Forlan, njoftoi se po pensionohet në moshën 40-vjeçare.

Forlan për herë të fundit luajti në maj të vitit të kaluar për Kitchee nga Hong Kong gjersa paraqitjet më të mirë i ka pasur në Atletico Madrid, Villarreal dhe Manchester United.

“Nuk ishte e lehtë, nuk kam dashur të vinte kjo kohë, por e dija që do të ndodhte. Vendosa të ndaloja së luajturi profesionalisht futboll”, tha Forlan në një intervistë për Telemundo.

Sulmuesi për klubet e La Liga ka shënuar 128 gola në 240 ndeshje për Villarrealin dhe Atleticon. Ai ndihmoi skuadrën e Madridit të arrijë titullin e Ligës së Evropës në vitin 2010 dhe pati sezonin më të mirë një vit më parë kur shënoi 32 gola në 33 paraqitje.

Ai fitoi Copa America me Uruguain në vitin 2011 dhe përfundoi i katërti në Kupën e Botës një vit më parë me ekipin kombëtar gjersa fitoi “Këpucën e Artë” të botërorit.

Futbollisti ndryshe gjatë gjithë karrierës për skuadra të ndryshme ka shënuar 221 gola në 582 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/