Site icon Telegrafi

Pensionohet aktorja Myrvete Kurtishi

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Myrvete Kurtishi, është pensionuar të enjten.

Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 65-të krahas kolegëve, duke gëzuar një karrierë të suksesshme në aktrim.

Ka qenë faqja e Facebook-ut e Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë, aj e cila përmes disa fotografive, i ka uruar pensionimin ligjor aktores Kurtishi.

“Sot urojmë Myrvete Kurtishin(Buten) për datëlindjen e 65-të, njëherësh edhe pensionimin ligjor, gjithashtu urojmë shëndet e gjitha të mirat duke e lutur Buten të jetë ashtu siç është, energjike, e fortë dhe kontributdhënëse për Teatrin dhe publikun sepse aktori nuk pensionohet asnjëherë… edhe 100 Bute”, shkruan Teatri “Hadi Shehu”.

Aktorja nga Gjakova është e njohur për rolet e saj të shumta në teatër dhe seriale vendore.

Një ndër rolet e saj më të spikatura mbahet mend ai i ‘Dritës’ në hit-serialin komik “Familja Moderne”, me çka identifikohet edhe sot e kësaj dite. /Telegrafi/

Exit mobile version