Site icon Telegrafi

Pensionistja 78-vjeçare bëhet personi i parë kroat që vaksionohet kundër COVID-19, ajo tregon arsyen se pse u injektua

Personi i parë që u vaksionua kundër coronavirusit ishte në qarkun Brod-Posavina dhe bëhet fjalë për pensionisten 78-vjeçare, Ruzha Krizh.

Kjo e fundit ishte përfituese e Shtëpisë së të Moshuarve dhe të Sëmundurve në Slavonski Brod, ku rreth 160 njerëz u vaksinuan të dielën.

“Unë isha e para që aplikova për vaksinim, nuk kam frikë. Unë i ftoj të gjithë të tjerët të vaksinohen”, tha Krizh, raporton index.hr.

Kur u pyet se si kalojnë ditët në shtëpi, Krizh u përgjigj se të gjithë e kanë të vështirë t’i qëndrojnë izolimit dhe pamundësisë së kontaktit të drejtpërdrejtë me anëtarët e familjes.

Në raundin e parë të vaksinave që mbërritën në Qarkun Brod-Posavina, mbërritën 240 doza, konfirmoi drejtori i Institutit Mësimor për Shëndetin Publik të Qarkut Brod-Posavina, Ante Cvitkoviq.

Ai gjithashtu përmendi se në disa institucione të kujdesit shëndetësor më shumë se 50 për qind e të punësuarve ishin për vaksinim. /Telegrafi/

Exit mobile version