Site icon Telegrafi

Pensionistja 60 vjeçe nga Kina lindi binjakë

Gruaja lindi para kohës me prerje cezariane dy vajza në Hafej, kryeqytetin e krahinës Anhui, njoftoi gazeta kineze në gjuhën angleze.

Ajo vendosi të lind me prerje cezariane, sepse pas një komplikimi gjatë lindjes kishte humbur një vajzë, kur ishte në moshën 28 vjeçare.

“Vajzat mua dhe bashkëshortit na dhanë kurajë që të vazhdojmë jetën. Ani pse jemi të vjetër besojmë se mund t’i rrisim normal fëmijët tanë”, tha ajo.

Binjaket janë në inkubator dhe janë në gjendje stabile. /Telegrafi/
 

Exit mobile version