Site icon Telegrafi

Pensionisti xheloz në Angli hakmerret ndaj fqinjit të tij duke ia “gërvishtur” veturën me çelës

Ky është momenti kur një pensionist u hakmor ndaj një fqinji të ri duke përdorur në mënyrë të pashpirt një çelës për të “gërvishtur” veturën e tij në Bournemouth, Angli.

Keith Ardley, 75 vjeç, u tha se ishte xheloz për makinën e re të Marius Crisan dhe e dëmtoi atë nga inati, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Ai u kap nga kamerat e sigurisë duke “gërvishtur” me një çelës veturën, në parkingun e pallatit ku ata banojnë.

I pandehuri e mohoi veprën penale dhe këmbënguli në gjykatë se ai ‘nuk thotë kurrë gënjeshtra’.

Ai madje ka thënë se i kishte parë gërvishtjet një ditë para incidentit.

Tensionet midis Ardley dhe Crisan ishin krijuar pasi viktima u zhvendos në banesa dhe u përpoq të krijonte një shoqatë banorësh. /Telegrafi/

Exit mobile version