Telegrafi

Pensionisti qëllon me armë në drejtim të djaloshit me ngjyrë – mendoi se ishte hajn, por jo, ai po kërkonte ndihmë (Video)

Pamjet dramatike të marra nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara nga mediat thuhet se tregojnë momentin kur një zjarrfikës pensionist qëllon me armë në drejtim të një djaloshi me ngjyrë, të paarmatosur.

Çfarë thuhet më tej, përcjell Telegrafi, është fakti se djaloshi nuk kishte ndonjë qëllim të keq, vetëm se po kërkonte shkollën e tij.

Pamjet thuhet se tregojnë 14-vjeçarin Brennan Walker duke ecur deri në hyrjen e shtëpisë së Jeffrey Zeigler në Rochester Hills, Michigan në mëngjesin e 12 prillit.

Momente më vonë, Brennan shihet duke u larguar drejt rrugës. Zeigler, 53 vjeç, pastaj duket pa këmishë dhe mban një palë xhins duke mbajtur një armë gjahu – duke hapur zjarr me dy të shtëna.

Brennan tha se e humbi autobusin e tij në Shkollën e Lartë të Rochesterit dhe iu afrua shtëpisë së Zeigers për të kërkuar udhëzime. Por Zeigler tha se besonte se Brennan donte të futej në shtëpi për të vjedhur. /Telegrafi/

bot