Kur shumë qytetarë ecin në Gërmi për të marrë ajër të pastër, Naim Rashiti, një pensionist nga Prishtina, ka një mision tjetër.
Çdo ditë, dimër e verë, ai u dërgon ushqim zogjve si dhe qenve endacakë në parkun më të madh të kryeqytetit.
Bukën ai e mbledh në orët e vona në lagjen Ulpiana, pasi qytet.0arët i varin qeset me bukë në kontejnerë.
Rashiti, 66-vjeçar, thotë se këtë aktivitet e bën për më shumë se 7 vjet dhe do të vazhdoj ta bëjë.