Telegrafi

Pensionisti që po luftonte me vetminë shpërthen në lot, kur studentët i shkuan në shtëpi – duke i bërë një befasi

Një pensionist që po luftonte me vetminë filloi të qante kur iu dha një surprizë e bukur festive.

Terrence ishte shfaqur në mediumin prestigjioz BBC të mërkurën, ku u zbulua se ai nuk kishte një pemë të Krishtlindjes dhe ai po luftonte me vetminë.

Pamja e tij e preku aq shumë njerëz, saqë një ekip nga BBC dhe shikuesit vendosën të bënin diçka të këndshme për të, transmeton Telegrafi.

Prezantuesi Dan Walker vizitoi 78-vjeçarin në shtëpi më vonë në të njëjtën ditë dhe u bashkua me studentë nga Kolegji Oldham, të cilët i dhanë një pemë të dekoruar.

Ndërsa Terrence shpërtheu në lot nga lumturia, dhe Dan ishte aty afër teksa ai po i fshinte lotët.

Dan gjithashtu hapi derën e përparme të Terrence për herë të dytë për të zbuluar një kor që këndonte Silent Night në pragun e derës së tij, duke e bërë atë të qante me gëzim edhe një herë

Studentët pastaj qëndruan në shtëpinë e tij dhe pinë nga një çaj me të. /Telegrafi/