Ish-prokurori kërçovarë, Kostadin Kizov, i cili është propozuar si anëtar i Këshillit Gjyqësor nga Komisioni Parlamentar për zgjedhje dhe emërim, tani më është në pension, me vendimin e botuar në Gazetën Zyrtare dhe se ai pas asnjë bazë nuk mund të jetë pjesë e Gjykatës, thonë për ‘Svedok’ ekspertë ligjorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për Kizov, kur Komisioni parlamentar e konfirmoi për anëtar të Këshillit Gjyqësor gjatë muajit korrik, në Gazetën Zyrtare është publikuar vendim i Këshillit të prokurorëve publik ku deri tani ishte anëtar, se largimi nga detyra për shkak të pensionimit, me çka, marrëdhëniet me punën i ndërpriten më 31.08.2016. /Telegrafi/