Telegrafi

Pensionisti mbyti mizorisht një pulëbardhë në prani të fëmijëve, sepse ia kishte vjedhur çipsat (Foto)

Rachael Beer po pushonte së bashku me tre fëmijët e saj në një park të Weston-super-Mare të Anglisë, kur një pensionist e kapi një pulëbardhë dhe e përplasi mizorisht për muri.

Nëna 40-vjeçare ka mbetur e shtangur dhe provoi t’i qetësonte fëmijët, të cilët filluan të frikësohen nga skena që e panë, transmeton Telegrafi.

Pulëbardha e ngordhur

“Ishte e pa pritshme dhe shumë irituese, aq më shumë që e tëra ndodhi në prani të fëmijëve”, ka thënë Beer, që e fotografoi të dyshuarin dhe shpezën e ngordhur.

Mësohet se e tëra ndodhi, pasi pulëbardha ia kishte vjedhur çipsat që i moshuari i kishte në dorë dhe provoi të largohej.

Beer duke i shkuar pensionistit nga pas

Forcat e rendit janë vënë në kërkim të tij, për mizori mbi gjallesa. Në anën tjetër, Britania e Madhe ka ligj mbi pulëbardhat, që dikush i konsideron edhe si parazitë, duke ndaluar sulmin dhe lëndimin ndaj tyre, gjë e cila është e dënueshme. /Telegrafi/