Rachael Beer po pushonte së bashku me tre fëmijët e saj në një park të Weston-super-Mare të Anglisë, kur një pensionist e kapi një pulëbardhë dhe e përplasi mizorisht për muri.
Nëna 40-vjeçare ka mbetur e shtangur dhe provoi t’i qetësonte fëmijët, të cilët filluan të frikësohen nga skena që e panë, transmeton Telegrafi.
“Ishte e pa pritshme dhe shumë irituese, aq më shumë që e tëra ndodhi në prani të fëmijëve”, ka thënë Beer, që e fotografoi të dyshuarin dhe shpezën e ngordhur.
Mësohet se e tëra ndodhi, pasi pulëbardha ia kishte vjedhur çipsat që i moshuari i kishte në dorë dhe provoi të largohej.
Forcat e rendit janë vënë në kërkim të tij, për mizori mbi gjallesa. Në anën tjetër, Britania e Madhe ka ligj mbi pulëbardhat, që dikush i konsideron edhe si parazitë, duke ndaluar sulmin dhe lëndimin ndaj tyre, gjë e cila është e dënueshme. /Telegrafi/