Telegrafi

Pensionisti kroat qëllon rezultatet e 27 nga 28 ndeshjeve: Vetëm një gol e ndau nga fitimi i bastit 1.4 milion euro, ku shpenzoi një euro

Një gol e ka nda një pensionistë të qytetit kroat të Pulës prej 1.4 milion eurove, fitimi më i madh në historinë e basteve në Kroaci.

Kroati luajti dy tiketa në të njëjtën kohë me 0.5 euro secilën. Ai ka luajtur 28 ndeshje të sporteve të ndryshme, ku koeficienti më i lartë ishte 2.10, i cili i përkiste ndeshjes së Bundesligës midis Borussia Monchengladbachut dhe Wolfsburgut.

Ai qëlloi 26 ndeshje dhe i priste dy ndeshje të superligës japoneze. Kobe fitoi me lehtësi ndaj Nagoya (3:0), por nuk ia qëlloi rezultatin e ndeshjes së fundit mes Urawas dhe Sapporos.

 

Urawa ishte ekip shumë më i mirë se kundërshtari, ku iu anulua një gol për pozitë jashtë loje ndërsa në minutën e fundit humbi një mundësi të mirë për të fituar. Ndeshja mes këtyre ekipeve përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Në fund, bastorja kroate e shpërbleu kroatin me 81 euro, në formë të “Cash Back”. /Telegrafi/