Telegrafi

Pensionisti jep të gjithë që kishte për bamirësi

Joe Csarmaz tani jeton në një kuti prej kartoni pasi që ka shituar shtëpinë dhe të gjithë pasurinë e tij për të blerë makina për rrezatim dhe skanim të zemrës.

Ai ka dhënë mbi 125.000 euro për Klinikën e fëmijëve Tuzolto Utca në Budapest ku edhe ka punuar para se të pensionohej.

Zotëriu Csarmaz ka thënë: "Ndjehem i pikëlluar për këta fëmijë të cilët nuk mund të jetojnë jetën e plotë sepse janë të sëmurë. Unë i kam jetuar 85 vitet e mia, dhe tani mendoj se është radha e tyre të jenë të lumtur.

"Kjo është arsyeja pse nuk e kam problem të jetoj në varfëri absolute, duke ditur se ata do të janë më mirë".