Site icon Telegrafi

Pensionisti i bashkohet elitës së xhudos

George Kerr, 72-vjeçar, ka marrë titullin Dan i 10 i rripit të zi, në një ceremoni që është organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, në Paris.

Kerr është një nga pesë personat e vetëm jo japonezë – që është nderuar me këtë çmim – i cili i jepet atij për kontributin që ka dhënë për këtë sport, transmeton BBC.

Pensionisti Kerr ka një klub të xhudos në Edinburg, ku stërviten rreth 200 të rinj.

Gjatë gjithë historisë, në tërësi me këtë çmim janë nderuar më pak se 20 persona, ndërkaq Kerr është nderuar për kontributin që i ka dhënë këtij sporti, si garues, trajner, refer dhe administrator.

Kerr ka thënë se ky titull është nder i madh për të, sepse e ka fituar atë në një moshë “relativisht të re”, marrë parasysh se shumica e personave që janë nderuar me këtë titull, e kanë marrë atë pas moshës 80-vjeçare. /Telegrafi/
 

Exit mobile version