Norman Durham ka qenë duke u kujdesur për pulat në shtëpinë e tij në Rudby të Yorkshire, kur e ka gjetur një vezë me dy ngjyra.
Burri 77-vjeçar, që jeton me gruan e tij Eleonore që është një vit më e re, ka mbetur i mahnitur me gjetjen dhe ka menduar se dikush po mahitet, transmeton Telegrafi.
Mostra unike e ka gjysmën e lëvozhgës me ngjyrë të errët, kurse tjetra ka nuancë të hapur.
“Nuk është koha e vitit kur vezët ngjyrosen, andaj nuk mund të besoja me atë që shihja” ka thënë pensionisti, i cili kujdeset për pula për 50 vjet me radhë.
Vezën e pazakonshme, Durham po mendon ta mbajë të pathyer, apo t’ia japë ekspertëve për ndonjë hulumtim. /Telegrafi/