Telegrafi

Pensionisti gjerman që ruajti tankun në shtëpi, dënohet me 14 muaj burgim me kusht si dhe do të paguajë një gjobë prej 250 mijë eurosh

Një pensionist në Gjermani është dënuar për posedim të paligjshëm të armëve pasi u zbulua se zotëronte një arsenal të gjerë personal, përfshirë një tank.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, i pandehuri, 84-vjeçar, është dënuar me 14 muaj burgim me kusht dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 250 mijë eurosh.

Zyrtarët gjetën tankun dhe pajisjet e tjera ushtarake të Luftës së Dytë botërore në shtëpinë e të pandehurit në qytetin verior të Heikendorf në vitin 2015.

Ushtria duhej të ndihmonte në heqjen e pajisjeve.

Të hënën, gjykata urdhëroi që i pandehuri – i cili nuk mund të përmendet sipas ligjeve gjermane të privatësisë – duhet ta shesë ose ta dhurojë tankun dhe një top anti-ajror në një muze ose koleksionist brenda dy viteve të ardhshme.

Sipas avokatit të të pandehurit, një muze amerikan është i interesuar të blejë tankun Panther. Shumë historianë amerikanë argumentojnë se ishte automjeti më efikas i tillë, i vendosur nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/