Site icon Telegrafi

Pensionisti fiton lejen për të ndërtuar nëndetëse

Li Yuming, 68-vjeçar, i cili ka përfunduar vetëm shkollën fillore, që prej vitit 2003 ka ndërtuar shtatë nëndetëse, raportojnë mediat botërore.

Li, nga qyteti i provincës Hubei, tani ka marrë lejen për të ndërtuar nëndetëse për rekreacion, jahte dhe anije peshkimi.

Këpucëtari i pensionuar kalon tërë kohën e tij duke zbuluar gjëra: "Më pëlqejnë sfidat, posaçërisht ato të cilat duken të pamundura", ka thënë ai.

Nëndetëset e para të këtij pensionisti nuk ishin aq të suksesshme, derisa ai zbuloj të pestën e cila i plotësoj të gjitha kushtet për të lundruar në det dhe është duke vazhduar këtë punë me sukses.

Nëndetësja tri metra e gjatë e ndërtuar nga ai mund të zhytet deri në 20 metra nëntokë dhe ka hapësirë për dy persona të rritur dhe një fëmijë.

Exit mobile version