Një pensionist britanik ka shpuar vrima në murin e kopshtit të fqinjëve, duke thënë se ata kishin hyrë rreth 5 centimetra brenda oborrit të tij, dhe ka ngritur pankarta me të cilat i akuzon si “hajdutë”.
Ewen Taylor u dënua me gjobë në vlerë prej 105 eurosh për dëmin, por se ai ka vazhduar protestën e tij duke vendosur shenja jashtë shtëpisë së tij, me të cilat i akuzon fqinjët e tij se po kryejnë “ndërtime ilegale”, përcjell Telegrafi.
Për disa muaj, Z. Taylore nga Cardiff, vazhdimisht vendos pankarta nga druri përpara shtëpisë së tij, më saktë në zonën e Grangetown. /Telegrafi/