Site icon Telegrafi

Pensionisti britanik gjeti vezë në vezë

Pensionisti britanik mbeti i habitur kur brenda lëvozhgës së vezës së thyer gjeti një vezë krejtësisht të paprekur në miniaturë, shkruan “Daily Mail”.

Fermeri John Fellows (68 vjeçar) kur po përgatiste mëngjesin e gjeti vezën brenda vezës. Fellows tha se kjo është hera e parë që kishte parë një gjë të tillë dhe ka ndërmend ta ruajë. Ekspertët thonë se ky është një fenomen i rrallë natyror, i cili mund të ndodhë nëse pula përjeton shok gjatë krijimit të vezës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version