Site icon Telegrafi

Pensionisti bëhet balerinë

Kinezi 62-vjeçar Tu Fei nga qyteti Wuhan, në krahinën Hubei është çmendur pas vallëzimit të baletit të popullarizuar “Liqeni i Mjellmave” nga Çajkovski. Thotë se do ta vallëzojë deri sa ta lëshojë shpirti.

Duke lexuar libra dhe duke parë emisione televizive ai e ka mësuar baletin para 12 vitesh. Tu Fei, i cili ka punuar në fabrikën për prodhimin e motorëve të automjeteve, tani vallëzon në ndeja private, siç janë dasmat dhe ngjarjet afariste.

“Nëse performojë me maskë, publiku mendon se jam një balerinë e vërtetë edhe pse jam pak trashaluq,” ka thënë Tu dhe ka shtuar se baleti është bërë vet jeta e tij.

Exit mobile version