Site icon Telegrafi

Pensionistëve do të iu lejohet hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë deri në fund të gushtit

Foto: Ilustrim

Pensionistëve do të iu mundësohet hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë duke filluar nga 9 gushti e deri në fund të tij.

Kështu ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook “Sport Marketing”, të martën.

Megjithatë, pensionistët duhet të kenë me vete një dokument që ua dëshmon moshën.

“Ndërmarrja publike lokale ‘Sport Marketing’ merr vendim që prej datës 09.08.2023 deri më 31.08.2023, të lejojë hyrjen pa pagesë për të gjithë pensionistët! E rëndësishme: te hyrja e Pishinës së Gërmisë duhet të dëshmohet mosha me dokument personal të identifikimit!”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version