Telegrafi

Pensionistët, të nervozuar me bllokimin e xhirollogarive nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës përmes një udhëzimi administrativ po mundohet që t’i detyrojë borxhlinjtë e tatimit në pronë që ta paguajnë borxhin. Kjo vjelje e detyrueshme po bëhet përmes bllokimit të shumë llogarive.

 

Ky veprim i ka nervozuar disa pensionistë, të cilëve u janë bllokuar të ardhurat, raporton KTV.

 

Drejtori i Financave dhe Pronës, Visar Berisha, thotë se me këtë vjelje të detyrueshme po mundohen t’i kushtëzojnë borxhlinjtë që ta shlyejnë borxhin, transmeton Koha.net.

 

Megjithatë, sipas Berishës, rastet sikurse të pensionistëve që varen vetëm nga pensioni u shqyrtohen ankesat dhe në bazë të kushteve u zhbllokohet llogaria.

 

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale thotë se në bazë të legjislacionit në fuqi komunat nuk kanë të drejtë t’u ndalë të ardhurat pensionistëve.