Site icon Telegrafi

Pensionistët njihen në Facebook dhe martohen

Edhe pse janë shumë më të vjetër se shumica e njerëzve që kanë një profil në Facebook, dy pleqtë e gjetën fatin falë mu këtij rrejti shoqëror në internet.

Moore filloi ta përdorë kompjuterin para katër vitesh, kur i vdiq bashkëshorti. Fëmijët e saj dhe nipat e mësuan se si ta hapte një profil në Facebook, ndërsa ish teknikja medicinale më pas u vu në kërkim të shokëve të vjetër të punës. Po ashtu ajo kërkoi miq të rinj dhe kështu gjeti Brocklesby.

Brocklesby para 16 vitesh mbeti i vejë. Me bashkëshorten e re së pari filloi muhabetin në Facebook. Më vonë filluan të shkëmbejnë mesazhi çdo ditë njëri-tjetrit. Pasi u njohën nëpërmjet internetit, filluan të bisedojnë edhe në telefon, ndërsa pas tre muajsh u martuan dhe tash do t’i presin Krishtlindjet si bashkëshortë. /Telegrafi/

Exit mobile version