Telegrafi

Pensionistët në Maqedoni kërkojnë edhe një orë shtesë për t’i përmbushur obligimet

Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë sot propozoi që për një orë të zgjatet koha për t’i përmbushur obligimet.

Sipas shoqatës, masa e pensionistëve që gjatë ditës të kenë vetëm dy orë nxiti reagime dhe u kërkohet që të shqyrtohet mundësia për shtim të një orë për t’i përmbushur obligimet dhe nevojat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë i mbështet dhe i respekton të gjitha masat që po i ndërmerr Qeveria në kushte të pandemie për t’i mbrojtur qytetarët”, thotë Stanka Trajkova, kryetare e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve.

Ajo gjithashtu falënderoi të punësuarit në markete dhe të të gjithë tjerëve për ndihmën që u jepet pensionistëve si popullatë e rrezikuar./Telegrafi/