Site icon Telegrafi

Pensionistët kosovarë kërkojnë kthimin e Fondit Pensional nga Serbia

Pensionet e kosovarëve të bllokuara nga Serbia në vitet `90 të shekullit të kaluar, vazhdojnë të mbeten mollë sherri jo vetëm në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Pensionistët kontributpagues vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare kthimin e Fondit Pensional të Kosovës, i cili për më shumë se 17 vjet në mënyrë joligjore mbahet në Serbi.

Këto autoritete, thonë ata, duhet të bëjnë presion te shteti i Serbisë, që nëpërmjet procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, të zgjidhet çështja e kompensimit të pensioneve, shkruan radio Evropa e Lirë.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, kjo kategori e shoqërisë ka realizuar disa nisma, madje edhe në mënyrë individuale, por asgjë nuk ka përfunduar në favor të tyre.

Exit mobile version