Pensionistët e kryeqytetit iu gëzuan shumë vendimit të kryetarit Ahmeti që ua mundësoi qarkullimin falas për autobusët e linjës tre dhe katër.
Megjithatë, këta persona në moshë të shtyre nuk po e gëzojnë edhe respektin dhe trajtimin e duhura nga ana e vozitësve dhe konduktorëve, raporton KTV.
Prej tyre, pothuajse çdo ditë kur ata përdorin transportin publik kryesisht të linjës tre përballen me fjalë nga më të ndryshmet duke i ofenduar rëndë.
Pensionistët ankohen se ka pasur edhe raste kur kanë qenë të vetëm në stacion duke pritur autobusin e vozitësit e kësaj linje nuk janë ndalur fare aty.
Ndonëse Komuna e Prishtinës kryen obligimin e vetë për pagesë të biletave të këtyre pensionistëve, drejtuesit e autobusëve vazhdojnë me ritmin e njëjtë të mos përfilljes së kësaj kategorie.
Pensionistët njëzëri kërkojnë që kryetari Ahmeti këtë lloj të shërbimit falas për qarkullim t’ua mundësojë edhe për linjat e tjera në kryeqytet.