Pensionerët e Strumicës kanë këruar dorëheqje nga kryetari i Lidhjes së pensionistëve, Dragi Agirovski, prej kur ai nënshkroi memorandum bashkëpunimi me liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre Argirovski ka keqpërdorur funksionin e besuar dhe ka thyer statutin e Shoqatës, për shkak se e ka vënë atë në shërbim të një partie politike.
Ata u shprehën se Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Pensionistëve ka diskutuar në lidhje me këtë temë dhe mbledhjen e ardhshme nuk përjashtohet mundësia që të kërkohet dorëheqja nga Argirovski./Telegrafi/