Shoqata e pensionistëve në Kumanovë do të fillojë një projekt të ri për ndihmë dhe mbështetje për anëtarët e saj të cilët janë të vetëm dhe kanë vështirësi shëndetësore, informoi sot kryetari i shoqatës lokale, Spiro Nikollovski. Ai njoftoi se do të ndërmarrin iniciativë për aksion më të gjerë, me çka do të formohen ekipe të përbëra nga vullnetarë të kësaj shoqate, përcjell Telegrafi Maqedoni,
“Ata do të kenë detyrë të vizitojnë të sëmurit dhe personat e moshuar dhe tu kushtojnë vëmendjen e duhur, të bisedojnë me ta që në një mënyrë të jetë mbështetje për ta”, deklaroi Nikollovski.
Në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të Vjetër ka afërsisht 14 mijë pensionistë të cilët janë të organizuar në klube dhe grupe./Telegrafi/