Telegrafi

Pensionistët 2010-ta, vit i skamjes

Pensionistët kosovarë, edhe gjatë vitit që po lëmë pas, janë përballur me kushte të vështira socio-ekonomike. Madje, një pjesë e tyre jeton në varfëri ekstreme. Shuma prej 45, përkatësisht 85 eurosh në muaj, thuhet se nuk mjafton as për gjërat elementare të pensionistëve.

Hamit Haliti, nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, i quan të mjerueshme kushtet e kësaj kategorie të shoqërisë. “Problemet, të cilat i përcjellin pensionistët, janë të shumta, por kryesorja është skamja. Me 80 euro në muaj nuk jetohet. Do të thotë, baza kryesore ekonomiko-financiare është tejet e ulët dhe e padurueshme. Unë kur kam dalë në pension, i kam marrë 1200 marka, ndërsa sot i marr 80 euro. Ky nuk është pension”, tha Haliti.

Gjatë këtij viti ka pasur premtime se Kuvendi i Kosovës do të miratojë Ligjin për pensione, në bazë të të cilit të ardhurat pensionale do të rriteshin prej 10 deri në 25 për qind. Por, situata e krijuar pas rënies se qeverisë dhe zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit kanë shtyrë miratimin e ligjit për vitin e ardhshëm. /Rel /Telegrafi/